Qytetërim

FOTO/ Mes ‘zhurmës’ për ndarjen nga Hailey, Justin Bieber ndryshon pamje

Në fillim të kësaj jave, spekulimet për ndarjen e çiftit u ndezën pasi fansat vunë re se Justin nuk e kishte ndjekur Hailey-n në Instagram.

F.m
FOTO/ Mes ‘zhurmës’ për ndarjen nga Hailey, Justin Bieber
Justin Bieber

SHBA- Justin Bieber është shfaqur me një look krejtësisht të ri, ndërohë që thashethemet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Hailey Bieber kanë ndezur rrjetin. Ai është parë me flokë të prera shkurt dhe me shumë kilogramë më pak që i kanë dhënë edhe një ndryshim në fytyrë.

Një Justin tërësisht i ri edhe pse duhet thënë se a ika ite që nuk është më djaloshi me flokët biond e sytë e ëmbël, që e karakterizonin në momentin që nisi të bëhej i famshëm.

FOTO/ Mes ‘zhurmës’ për ndarjen nga Hailey, Justin Bieber
Justin Bieber

Në fillim të kësaj jave, spekulimet për ndarjen e çiftit u ndezën pasi fansat vunë re se Justin nuk e kishte ndjekur Hailey-n në Instagram.

Megjithatë, hitbërësi i One Time mbylli thashethemet se ai u distancua nga modelja.

“Dikush u fut në llogarinë time dhe hoqi gruan time,”- pohoi Justin në Instagramin e tij.

Një tjetër burim i brendshëm tha për median se çifti ka vendosur të mos i kushtojë vëmendje thashethemeve "qesharake" të ndarjes rreth tyre.

FOTO/ Mes ‘zhurmës’ për ndarjen nga Hailey, Justin Bieber
Justin Bieber

“Ata janë të dashuruar dhe janë mirë”, konfirmoi burimi.

“Ata i injorojnë titujt dhe thashethemet për marrëdhënien e tyre sa më shumë që të munden dhe në vend të kësaj përqendrohen në atë që është më e rëndësishmja për ta – familja e tyre, karriera, miqtë e tyre dhe Zoti”, shtoi burimi.

Poll

MOS HUMB