Qytetërim

Kush është Angelica Montini? Skandali në martesën e Chiara Ferragni me Fedez

E lindur në Milano, Angelica Montini studioi modën në Institutin Marangoni, një nga institucionet arsimore kryesore në fushën e dizajnit dhe veshjeve në Itali.

k.m.
Kush është Angelica Montini? Skandali në martesën e Chiara
Angelica Montini, Fedez dhe Chiara Ferragni

ITALI- Emri i Angelica Montini është në qendër të vëmendjes, pas deklaratave të paparacit Fabrizio Corona, i cili pretendoi se ajo është dashuria e vërtetë e reperit Fedez, ish-bashkëshortit të influencueses italiane Chiara Ferragni.

E lindur në Milano, Angelica Montini studioi modën në Institutin Marangoni, një nga institucionet arsimore kryesore në fushën e dizajnit dhe veshjeve në Itali. Më vonë, ajo krijoi markën e saj, "Angelica Montini Studios". 

Kush është Angelica Montini? Skandali në martesën e Chiara
Angelica Montini

Sipas Corona, Modini ka pasur një lidhje me Fendez para se të takonte Chiara Ferragnin dhe kontakti mes tyre thuhet se ka vazhduar edhe gjatë martesës së tij me influencuesin e famshëm. Corona pohon gjithashtu se Angelica Modini kishte aftësinë të pengonte dasmën e Fedez, pak para se të martohej me Ferranin, por ajo zgjodhi të qëndronte në plan të dytë.

Kush është Angelica Montini? Skandali në martesën e Chiara
Angelica Montini
Kush është Angelica Montini? Skandali në martesën e Chiara
Angelica Montini

Angelica Montini ka arritur të dallohet në botën e modës. Marka e saj, "Angelica Montini Studios", fokusohet në prodhimin e qëndrueshëm dhe cilësinë e materialeve. Krijimet e saj shoqërohen me histori që nxjerrin në pah origjinën dhe rëndësinë e motiveve që ajo përdor. Edhe pse preferon të mbajë një profil të ulët, emri i saj tashmë është lidhur me tre nga figurat më të përfolura të skenës italiane, Fendez, Chiara Ferragni dhe Fabrizio Corona.

Dhe për sa kohë që spekulimet vazhdojnë, do të jetë e vështirë të ndalet së qeni në sy të publikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB