
ITALI- Chiara Ferragni dhe Fedez kanë bërë bujë pasi blogerja konfirmoi tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj. Ndërsa shumë prisnin që mosmarrëveshja të qetësohej, gjërat vetëm sa janë përshkallëzuar. Reperi Fedez ka thyer heshtjen dhe i është përgjigjur ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni dhe fansave të tyre, me anë të një postimi në Instagram, për tradhtinë e tij 7-vjeçare ndaj modeles.
Edhe pse Fedez në fund zgjodhi të martohej me Chiara Ferragni, ai pranoi se Angelica Montini kishte qenë pjesë e jetës së tij. Ai shpjegoi se ata u takuan disa muaj para dasmës, por të dy vendosën të ndiqnin rrugët e tyre. Megjithatë, ai u rilidh me të gjatë një periudhe të vështirë, kur martesa e tij me Kiarën po kalonte tashmë një krizë, krizë që ata 'nuk mund ta zgjidhnin, pavarësisht se u përpoqën'. Në deklaratën e tij, Fedez tha se është përpjekur disa herë të ndalojë përhapjen e kësaj historie, por pa sukses.
“Ideja që mendova ta lë gruan time ditën e dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë është thjesht qesharake. Chiarën e zgjodha me bindje, e desha, U martova pa hezitim dhe bashkë ndërtuam një familje. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi. E takova Angelica-ën disa muaj para dasmës, u ndamë për t’u fokusuar në jetën tonë, u rilidha në një moment vështirësie personale, pa asnjë plan të paramenduar, kur martesa tashmë po përballej me kriza të thella që nuk mund t’i zgjidhnim as pasi e provonim. Kur Angelica vendosi t’i jepte fund lidhjes sonë, midis shumë gabimeve që bëra, ndava mendimet e mia me Fabrizio-n dhe një mik tjetër të përbashkët, një gjë e vogël në një moment dobësie dhe brishtësie. Unë po paguaj pasojat, por hedh poshtë çdo teori konspiracioni apo manipulim. Këtë lajme jam munduar t’i përballoj. Lajme që më dëmtojnë mua, do të theksoja. Nuk kam qenë kurrë shenjtor, por jeta jonë private nuk mund të bëhet arsye për të ndërtuar histori apo për të larguar vëmendjen nga gjërat e tjera. E gjithë kjo nuk po i bën mirë askujt, as Chiara-s, as mua, as të tjerëve të përfshirë. Sot po i jap fund. Kam gabuar, kam paguar, do vazhdoj të paguaj, ndoshta kam mësuar pak. Po largohem nga një mënyrë e prezantimit që nuk më shkon më ( dhe ndoshta nuk do ta di si funksionon kjo lojë. Unë kam qenë pjesë e saj për vite me radhë, tani mendoj për veten dhe fëmijët e mi, për aq sa është e mundur. Unë dua të zgjedh realitetin,"-shkruan Fedez.
Chiara theu heshtjen pas disa muajsh që në mediat rozë përflitej për një divorc në jetën e saj dhe një ndarje jo paqësore nga Fedez. Blogerja italiane zbuloi përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale detaje të pathëna mbi marrëdhënien e tyre dhe krizat që çuan deri në ndarje. Ajo tha se është tradhtuar nga Fedez më shumë se një herë, por sipas saj ka duruar pasi besonte te sakrifica për familjen, por nuk do ta bëjë më./ZËRI