
SHBA- Këngëtarja Rihanna tregoi mbështetje për partnerin e saj A$AP Rocky, teksa u pa duke marrë pjesë në seancën gjyqësore më 29 janar. Partneri i saj reperi ASAP Rocky, emri i vërtetë Rakim Myers, përballet me 24 vite burg pasi plagosi me armë zjarri ish-kolegun dhe shokun e tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, Rihanna mbërriti rreth orës 9:49 të mëngjesit dhe u fut në një hyrje private të gjykatës për të ndjekur seancën.
"Ajo u fut shpejt në makinën e saj në parkingun e nëndheshëm dhe hyri në gjykatë përmes një ashensori sekret, duke mos kaluar në korridorin kryesor", shtoi burimi.
Këngëtarja 36-vjeçare, thuhet se ishte ulur pranë nënës dhe motrës së Rocky-t në rreshtin e parë të sallës së gjyqit, e rrethuar nga disa roje sigurie.

Rihanna, e cila ka dy fëmijë me Rocky-n, ka qëndruar në krah të reperit që nga arrestimi i tij i parë me akuza për plagosje me armë zjarri në prill 2022, kur dyshja po ktheheshin në aeroportin e Los Anxhelosit nga një pushim në Barbados.
Prokurorët pretendojnë se më 6 nëntor 2021, Rocky plagosi me armë zjarri ish-kolegun dhe shokun e tij gjatë një konflikti duke e plagosur atë në krahë, A$AP Relli, emri i vërtetë Terrell Efron, dëshmoi kundër Rocky-t në një seancë të mëparshme, duke pretenduar se reperi i vuri një armë në stomak dhe i tha atij “Do të të vras tani" përpara se të qëllonte të paktën katër here në drejtim tij.
Një nga të shtënat thuhet se e goditi Efron në krah, por Efron nuk raportoi të shtënat deri të nesërmen, kur u lëshua një urdhër për arrestimin e Rocky. Dy gëzhoja 9 mm në vendngjarje, por autoritetet amerikane shprehen se arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar Rocky nuk është gjetur kurrë.
Efron dhe Rocky ishin miq prej fëmijërie dhe shkuan në një shkoll së bashku. Ata ishin anëtarë të grupit A$AP, ku pjesë ishin disa studentë që bënin muzikë dhe krijuan art së bashku. Mob A$AP u formua në vitin 2005, por Rocky iu bashkua në 2007. Efron tha se miqësia e tyre vazhdoi ndërsa fama e Rocky-t u rrit, por filloi të lëkundet kur ai filloi të tërhiqej nga sipërmarrjet e biznesit. /ZËRI