
KINË- Bajerni i Mynihut është në zi për ndarjen nga jeta të futbillistit kinez Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të World Squad Bajernit.
Futbollisti, pjesë e grupmoshave të Kinës, ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë.
Ai humbi jetën si pasojë e një dëmtimi të rëndë në kokë, pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt.
Mbrojtësi qendror ishte pjesë e FC Bayern World Squad në vitin 2023. World Squad-i i Bayernit të Mynihut, edhe pse pa lidhje të drejtpërdrejtë me skuadrën e parë gjermane, është një program i posaçëm që daton nga viti 2021, me synimin të identifikojë talentet e reja nga vende të ndryshme të Botës duke i përgatitur ata për një karrierë në futbollin profesionist të niveleve të larta dhe duke i përafruar me mjedisin bavarez. Lojtarët, pasi vëzhgohen, marrin pjesë në kampe stërvitore të drejtyara nga trajnerë të FC Bayern./ZËRI