Qytetërim

Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos, manjati “rezervon” Venecian, qyteti vendoset në dispozicion të të ftuarve

Në dasmën e çifit janë ftuar 250 persona, ndërsa të gjithë taksitë e qytetit do të vendosen në dispozicion të të ftuarve.

I.F
Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos, manjati “rezervon”
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

VENECIA- Venecia është “rezervuar” për tre ditë dhe do të jetë në dispozicion të çiftit të sapomartuar Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Çifti do të mbërrijë në Venecia me një jaht prej 500 milionë dollarë dhe detajet janë planifikuar në mënyrë që të gjithë të ftuarit t’ia kalojnë mirë. Në dasmën e çifit janë ftuar 250 persona, ndërsa të gjithë taksitë e qytetit do të vendosen në dispozicion të të ftuarve.

Tashmë datat janë caktuar, ajo fillon më 24 qershor dhe përfundon më 26. Dasma po organizohet nga agjencia e njohur londineze Lanza & Baucina që u kujdes për martesën e vajzës së manjatit indian Agarwal në 2011, ku morën pjesë 800 të ftuar dhe Shakira në skenë.

Jeff Bezos ka një pasuri prej 215 miliardë dollarësh. Ai është themeluesi i Amazon, pronari i Washington Post dhe Metro Goldwyn Mayer, të gjitha këto kompani numërojnë rreth 1.5 milion punonjës. Bezos ka rezervuar 5 hotele në Venecia për të ftuarit e tij.

Ndërsa turistët paralajmërohen se do të hasin vonesa në qarkullim, pasi të gjithë taksitë janë rezervuar në mënyrë që të ftuarit të mos hasin vonesa apo probleme./ZËRI

Poll

MOS HUMB