Qytetërim

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër! Menaxheri i reperit, zbulon prapaskenat: Jemi të habitur...

Menaxheri i reperit shprehet se Noizy nuk është i përfshirë në asnjë hetim aktiv dhe se gjithçka do të zgjidhet së shpejti.

F.I
Arrestimi i Noizy-t në Zvicër! Menaxheri i reperit, zbulon
Rigels Rajku

ZVICËR-Menaxheri i Rigels Rajkut, i njohur si Noizy, ka reaguar në lidhje me arrestimin e reperit në Zvicër. Mediat e Zyrikut raportuan se ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, megjithatë, burime të afërta me artistin ofrojnë një version tjetër.

Në një prononcim ekskluziv për Revista Class, njerëz të ekipit menaxherial pranë Noizyt pohojnë se situata është rezultat i një ngatërrese administrative dhe nuk ka të bëjë me ndonjë çështje penale. 

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim,” shprehen të afërm të artistit, duke shtuar se janë të habitur ndaj asaj që ndodhi në një vend me reputacion të lartë për drejtësi si Zvicra.

Menaxheri i reperit shprehet se Noizy nuk është i përfshirë në asnjë hetim aktiv dhe se gjithçka do të zgjidhet së shpejti. Sa i përket lajmeve për një konflikt të mundshëm me personazhin e njohur të Tik Tok, menaxheri, familja, njerzit e afërt rreth Noizyt i aknë mohuar dhe garantojnë se reperi nuk ka asnjë konflikt me askënd.

Reperi u arrestua nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Noizy kishte planifikuar të mbante dhe një koncert më datë 5 korrik, por vendosja e tij në pranga, ka bërë që edhe ky koncert të anulohet. Kujtojmë se Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim pas një sherri që ndodhi në një klub nate po me Medi Isenin. Më pas ai u la i lirë dhe u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB