Qytetërim

"Krime të Rënda dhe të Dhunshme"- DETAJE nga ndalimi i Noizyt në Zvicër, Stresi: E denoncoi Medi Iseni!

Stresi pretendon se pas arrestimit të Noizyt në Zvicër qëndron, personazhi i njohur në Tik Tok, Muhamet Iseni (Medi Iseni).

F.I
"Krime të Rënda dhe të Dhunshme"- DETAJE nga ndalimi i
Rigels Rajku

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ndalimi i Noizyt në aeroportin e Zvicrës. Ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik dhe me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Noizy ishte nisur drejt Zvicrër për koncertin e paralajmëruar mbrëmjen e së shtunës (5 korrik) në një nga “club-et” shqiptare në Zvicër. Akuzat ndaj reperit shqiptar mbeten ende të paqarta, ndërsa një reagim ka ardhur nga kolegu dhe shoku i tij, Arkimed Lushaj.

Stresi pretendon se pas arrestimit të Noizyt në Zvicër qëndron, personazhi i njohur në Tik Tok, Muhamet Iseni (Medi Iseni). Ky i fundit është dhunuar para 3-4 ditëve dhe pretendon se është sulmuar sërish nga reperi Noizy dhe Stresi me të cilët u përplas edhe një vit më parë. Stresi shprehet se dononcimi ndaj Noizyt në Zvicër është bërë nga Iseni.

"Krime të Rënda dhe të Dhunshme"- DETAJE nga ndalimi i
postimi i Stresit

Kujtojmë se Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB