Qytetërim

Noizy ndalohet nga Policia në aeroportin e Zvicrës, kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Policia Kantonale konfirmoi arrestimin për median Watson, duke deklaruar se reperi kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë.

F.I
Noizy ndalohet nga Policia në aeroportin e Zvicrës, kërkohej nga
Noizy

ZVICËR-Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Policia Kantonale konfirmoi arrestimin për median Watson, duke deklaruar se reperi kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë.

Policia i ka pamundësuar Noizyt koncertin e paralajmëruar për mbrëmjen e së shtunës (5 korrik) në një nga “club-et” shqiptare në Zvicër. Koncerti ishte parashikuar të ishte një nga performancat më të rëndësishme të verës për reperin, pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Në lidhje me rastin ende nuk ka një reagim nga ana e reperit, por një akuzë në rrjet është ngritur nga Arkimed Lushaj. 

Stresi pretendon se pas arrestimit të Noizyt në Zvicër qëndron, personazhi i njohur në Tik Tok, Muhamet Iseni (Medi Iseni). Ky i fundit është dhunuar sërish para 3-4 ditëve dhe pretendon se është dhunuar sërish nga reperi Noizy dhe Stresi me të cilët u përplas edhe një vit më parë. Stresi shprehet se dononcimi ndaj Noizyt në Zvicër është bërë nga Iseni.

Noizy ndalohet nga Policia në aeroportin e Zvicrës, kërkohej nga

Kujtojmë se Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB