Qytetërim

Ori Nebiaj tregon momentin e sikletshëm: I shkrova ishit në dasmën e shoqes

Ori Nebiaj rrëfeu se gjatë një dasme të shoqes, nën ndikimin e atmosferës festive dhe ndoshta edhe të disa gotave, i kishte shkruar një mesazh ish-të dashurit të saj.

k.m.
Ori Nebiaj tregon momentin e sikletshëm: I shkrova ishit në
Ori Nebiaj

TIRANË- Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj ka ndarë së fundmi një episod emocional dhe pak të sikletshëm nga jeta e saj personale. Në një intervistë televizive, "Natën me Aulonën", ajo rrëfeu se gjatë një dasme të shoqes, nën ndikimin e atmosferës festive dhe ndoshta edhe të disa gotave, i kishte shkruar një mesazh ish-të dashurit të saj.

MOMENTET ME VIDEO: 


Po ex-it i ke shkruar ndonjëherë kur ke qenë e pirë?

-Kemi qenë tek dasma e shoqes time. Ka ca vite por e mbaj mend se ka qenë epike fare. Por u pendova në atë sekondë. U pendova! Kishin ardhur të gjithë shoqet, filluan me ekspertizën sesi ai mesazh që të mos mbërrinte. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, ishte një moment gabimi ishte sa ishim impenjuar dhe merreshim me mesazhin tim sesi ta ç'bënim. Ishte një minutë, një çaste lumturie, mirëupafshim. Gëzova 1 minutëshin e lavdisë.

Epo, mesa duket të paktën e ka kaluar me humor situatën e sikletshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB