Qytetërim

3 ditë dasmë! PRAPASKENAT e festës së Bezos dhe Sanchez, nusja do ndërrojë 27 fustane

Në heshtje dhe duke shmangur paparacëve që i prisnin, Bezos dhe Lauren Sanchez kanë mbërritur në hotelin Amman dhe brenda pak orësh ata mund të vendosen në Villa Baslini në Torcello.

k.m.
3 ditë dasmë! PRAPASKENAT e festës së Bezos dhe Sanchez,
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

ITALI- Bezoz-sat e ardhshëm kanë zbarkuar tashmë në Venecia, atje ku edhe do të lidhin kurorë në martesë! Në heshtje dhe duke shmangur paparacëve që i prisnin, Bezos dhe Lauren Sanchez kanë mbërritur në hotelin Amman dhe brenda pak orësh ata mund të vendosen në Villa Baslini në Torcello.

3 ditë dasmë! PRAPASKENAT e festës së Bezos dhe Sanchez,
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Përveç tyre, ndër të ftuarit e parë që kanë mbërritur po ashtu në Venecia janë Ivanka Trump me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre.

3 ditë dasmë! PRAPASKENAT e festës së Bezos dhe Sanchez,
Jared Kushner dhe Ivanka Trump

Çifti Kushner dhe vizitorët e tjerë do të qëndrojnë në Hotel Belmond Cipriani, Hotel Gritti, Hotel Danieli, Hotel St. Regis dhe Hotel Amman. 

Ndërkohë mediat po mundohen që të zbulojnë sa më shumë detaje lidhur me dasmën dhe të gjithë eventet për të. Thashethemet thonë se nusja do ta ndryshojë veshjen e saj plot 27 herë. Tani kureshtja ka lidhje me markën e fustaneve që ka futur në garë disa brende luksi dhe ndërkombëtarisht të njohura.  Në pranverë, Lauren u pa në Milano në sallonin e ekspozitës "Dolce&Gabbana", e shoqëruar nga Jeff Bezos. Ndaj ka dyshime se ia ka besuar italianëve ditën e saj më të rëndësishme. Disa spekulojnë se zgjedhja për fustanin më të rëndësishëm ishte shtëpia e modës "Oscar de la Renta". Por Sanchez ka edhe të tjera për zemër. Ajo është parë e veshur nga Elie Saab (marka e veshur në tapetin e kuq në Kanë), Roberto Cavalli, Nensi Dojaka, e shumë e shumë të tjera. Por ka vend për të gjithë sepse para dasmës, çifti ka planifikuar shumë aktivitete. Ka thashetheme se Anna ëintour ndihmoi në zgjedhjen e fustanit të Lauren dhe smokingut të Bezos, por ajo mund të mos marrë pjesë në dasmë për shkak të sfilatës së Dior në Paris. 

Dasma do të ketë 3 ngjarje të mëdha gjatë 3 ditëve, duke filluar me një festë para dasmës, dasmën kryesore dhe një festë përfundimtare. Darka e parë do të jetë në një ishull të qetë në Venecia të quajtur San Giovanni Evangelista, ku jetojnë normalisht vetëm 11 persona. Vendndodhja është super ekskluzive dhe e arritshme vetëm me anije. Të ftuarit do të ulen në tavolina të gjata në një vresht. Më pas, do të ketë një pritje në mbrëmje për të gjithë të ftuarit në manastiret e rrethuara me mure të La Madonna dell'Orto, një kishë e fshehur poshtë një kanali pak të njohur.

Të premten, çifti pritet të shkëmbejë unazat e tyre në ishullin e San Giorgio në hyrje të Kanalit të Madh. Do të ketë fishekzjarre dhe një performancë nga Matteo Bocelli, djali i tenorit të famshëm Andrea Bocelli. Festa më pas do të mbahet në një ndërtesë historike prej guri dhe tullash në brigjet e pellgut kryesor, pranë një nëndetëseje të Luftës së Dytë Botërore.

Pas dasmës, çifti do të lundrojë për në Taormina, Siçili, për t'u çlodhur në Pallatin San Domenico, i njohur nga sezoni i dytë i "The ëhite Lotus". Fotot zyrtare të dasmës ka të ngjarë të publikohen në Vogue ose Vanity Fair. Bezos dhe Sanchez u takuan përmes bashkëshortit të saj të atëhershëm, Patrick ëhitesell, një agjent i lartë i Hollivudit. Bezos i dha Sanchez një unazë të madhe me diamant rozë me vlerë rreth 2.5 milionë dollarë kur u fejuan në maj 2023. Sanchez tani punon në disa projekte bamirësie, duke përfshirë Fondin Bezos Earth, Fondin Day 1 Families dhe Akademinë Bezos.

Dashuri mes tyre ka, por paratë i kanë të ndara. një marrëveshje financiare e paprecedentë do nënshkruhet midis shefit të Amazon, Jeff Bezos, 61 vjeç dhe të dashurës së tij Lauren Sanchez. Avokatët e manjatit kanë punuar prej muajsh për të studiuar të gjitha klauzolat. Detajet janë ende sekret, por ka thashetheme të ndryshme.

Për shembull, në rast të një ndarjeje, pritet një pagesë e kufizuar për divorc. Asetet që Bezos zotëron tashmë para martesës ndahen nga ato që do të fitohen më vonë, duke kufizuar ndikimin financiar të çdo ndarjeje.

Pika kyçe e marrëveshjes është pra specifikimi i të gjitha aseteve të zotëruara në kohën e martesës./ZËRI

Poll

MOS HUMB