Qytetërim

27 doza ketamine, dokumentari i ri hedh dritë mbi vdekjen e yllit të Friends

Sipas autopsisë, vdekja e Perry-t u shkaktua nga “efekteve akute të ketaminës”

I.F
27 doza ketamine, dokumentari i ri hedh dritë mbi vdekjen e yllit të
Matthew Perry

SHBA- Një dokumentar i ri i publikuar për yllin e ndjerë të “Friends” Matthew Perry hedh dritë mbi vdekjen e tij. Sipas dokumentarit “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, avokati Martin Estrada, zbulon se 54-vjeçari kishte marrë 27 doza ketamine tri ditë përpara ndarjes tragjike nga jeta.

Sipas autopsisë, vdekja e Perry-t u shkaktua nga “efekteve akute të ketaminës” dhe më pas ai u mbyt aksidentalisht. Në dokumentar, Estrada i cili merrej me këtë çështje përpara se të dorëhiqej në muajin janar, thotë se aktori i ndjerë kishte marrë 27 doza ketamine nga “njerëz që kishin njohuri rreth përdorimit të saj”.

“Dr. Plasencia ishte shumë i qartë në mesazhet e tij… ai e pa këtë si një mundësi që të bënte shumë para në pak kohë dhe e bëri”, tha Estrada.

Aktori ishte gjithmonë ka qenë i hapur dhe ka folur për varësinë e tij. Dokumentari mbulon edhe pesë arrestet që u kryen pas vdekjes së aktorit ku përfshihen 2 mjekë, asistentja që jetonte me të dhe një shpërndarëse droge e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, Jasveen Sangha.

Plasencia dhe Sangha janë deklaruar të pafajshëm dhe presin të dalin në gjyq më 4 mars 2025. Ish-asistenti u shpall fajtore me akuzën e dhënies së ketaminës duke shkaktuar vdekjen. Mëngjesin e tragjedisë, Perry i kërkoi që t’i jepte dozën e parë rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Katër orë më vonë, ai i injektoi një tjetër. Pas 40 minutash, Perry i kërkoi dozën e radhës dhe më pas i kërkoi t’i përgatiste vaskën. Me dhënien e dozës së tretë në më pak se 6 orë, asistenti u largua për të kryer disa punë. Kur u kthye në shtëpi, ai e gjeti aktorin të mbytur. Gjatë asaj periudhe, Perry i ishte nënshtruar terapisë së ketaminës për trajtimin e depresionit.

Matthew Perry u gjet i vdekur brenda pishinës së tij më 28 tetor. Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut në serialin Friends. Në kulmin e famës së tij, Perry po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe drogërave./ZËRI

Poll

MOS HUMB