Qytetërim

Një histori si e Parashqevi Simakut, ylli holandez i muzikes përfundon e pastrehë

39-vjeçarja pas vdekjes së nënës së saj kaloi një periudhë të rënduar emocionale dhe humbi kontaktet me familjarët e saj.

I.F
Një histori si e Parashqevi Simakut, ylli holandez i muzikes përfundon
Rania Zeriri

ITALI- Rania Zeriri, një yll holandez i muzikës pop, u gjet e pastrehë në Avelinos, nItali. Hitsoria e saj në thelb e ngjashme me atë të ikonës shqiptare Parashqevi Simaku, nisi kur humbi nënën e saj. 39-vjeçarja pas vdekjes së nënës së saj kaloi një periudhë të rënduar emocionale dhe humbi kontaktet me familjarët e saj.

Autoritetet italiane kanë nisur nga puna për ta ndihmuar këngëtaren, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkroi në Facebook se artistja është e sigurt.

Një histori si e Parashqevi Simakut, ylli holandez i muzikes përfundon
Rania Zeriri

“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren holandeze, e cila ndodhet në vështirësi”, tha kryebashkiaku, në një postim të shoqëruar me një foto ku Zeriri shihet e ulur në anë të rrugës dhe me disa çanta. Ajo përfundoi e pastrehë pas vdekjes së nënës së saj.

Kryebashkiaku shprehet se ai është në kontakt me ambasadën holandeze, së cilës i shpjegoi situatën e këngëtares. Ndërkohë, psikologja Michela Bortugno, nga shërbimet sociale italiane, ndodhet pranë artistes për ta ndihmuar atë.

Një histori si e Parashqevi Simakut, ylli holandez i muzikes përfundon
Rania Zeriri

“Tashmë kemi marrë disponueshmërinë e një ambienti në Mercogliano, në të cilin Zeriri mund të strehohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë atë”, tha kryebashkiaku.

Qytetarët të cilët janë ofruar që ta ndihmojnë thanë se ajo shprehet se mund të flasë me Zotin dhe nuk pranon ndihmën e askujt. Miqtë holandezë të këngëtares gjithashtu kanë nisur me thirrjet për ta ndihmuar, ndërsa deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli, premtoi se do të vepronte si ndërmjetës me ambasadën holandeze në mënyrë që ajo të mund të kontaktonte sërish me familjen e saj.

Një histori si e Parashqevi Simakut, ylli holandez i muzikes përfundon
Rania Zeriri

Rania Zeriri i hodhi hapat e parë në karrierën si këngëtare në spektaklin e muzikës në Gjermani, Deutschland sucht den Superstar 2008 (DSDS), ku përfundoi në vendin e pestë dhe më pas fitoi një famë akoma më të madhe në Holandë dhe Gjermani. Historia e saj ngjason me atë të këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u gjet në një stacion treni në SHBA e pastrehë dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen e saj. Por, tashmë këngëtarja e ka lënë pas çdo periudhë të vështirë dhe është bashkuar me familjen e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB