
SHBA- TMZ ka zbuluar detaje të tjera lidhur me shkakun e vdekjes së aktorit Matthew Perry. Sipas tyre, sasia e ketaminës së gjetur në trupin e Matthew Perry ishte aq e madhe saqë justifikon faktin se aktori humbi jetën/
Sipas Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, niveli i ketaminës së Perry ishte 3,540 ng/ml. Kur pacientët kirurgjikal anestezohen, nivelet e ketaminës variojnë midis 1000 dhe 6000, të dhëna që tregojnë sasinë e madhe të ketaminës që ai kishte në trup. Pra, sasia e ketaminës në sistemin e tij ishte e barabartë me atë që u jepet pacientëve që i nënshtroheshin anestezisë para operacionit.
Sipas mjekut, atij i është përshkruar ketaminë për depresion dhe ankth, dozë që e merrte çdo 2 ditë, për 6 muaj. Doza e fundit e përshkruar ishte një javë e gjysmë para vdekjes së tij. Ndaj rezulton se Perry ka marrë ketaminë pak para se të hynte në vaskën e nxehtë ku u gjet trupi i tij i pajetë.
-
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Matthew Perry
16 Dhjetor, 10:08
Matthew Perry u gjet i vdekur brenda pishinës së tij më 28 tetor. Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut në serialin Friends. Në kulmin e famës së tij, Perry po luftonte me varësinë ndaj alkoolit dhe drogërave./ZËRI