
Nga Ilir Kolgeci
Gratë e një fasonerie kishin mbrëmjen e fund vitit, mendoni ato të ngratat një herë në vit duke vrapuar tek parukieret, të rregullohen dhe secila prej tyre mendonin të dilnin sa më bukur.
Pra një herë në vit..!
Shikonin dollapeve të tyre se cilat nga rrobat të zgjidhnin, ato rroba ku shumë prej tyre nuk prekeshin me muaj të tërë,mbase faleshin apo hidheshin edhe pa u përdorur asnjëherë.
Njëherë në vit gra të cilat nxitonin të bëheshin të bukura!
Edhe pse ndryshim total përsëri kishin frikë, se si mund të dukeshin, mos vallë ishin rënduar, apo e kishin tepruar me tualetin apo me veshjen?
Këto gra nuk dinë asgjë tjetër veçse lidhje, rrugën punë, shtëpi, lodhje, gjumë zgjim e përsëri vrapojnë përsëri për në punë.
Po flas për gratë e një fasonerie në Tiranë, sepse njëra prej tyre është nëna e fëmijeve të mi, gruaja ime.
Më tha "Ilir po shkoj tek Alketa se kam orarin për tu rregulluar". Alketa është parukierja poshtë shpisë sonë në katin e parë, një grua zonjë por nga ato parukieret e fillim viteve 90, ku të gjitha gratë i nxjerr copy paste ????????????
Sapo gruaja u kthye u shtanga!
Më pa e më thotë me pasiguri, hë nuk kam dalë bukur?
I them po po bukur por sa po hyre mu duk sikur po shikoj Alketën e jo ty.
I them po ndrysho njëherë parukiere mkre se ajo vetëm një model ka,të gjitha i bën si veten.
Hë hë tha mos u tall, i them për Zotin ke dalë bukur, por ajo gjithmonë një stil ka...!
Nejse ikën gratë të gjitha bashkë normale kishin kaluar bukur, gruaja më dërgonte foto, e unë i shkreti mezor munda të dalloj gruan time në mesin e tyre.Të gjitha kishin bërë ndryshim drastik, por vetëm një herë në vit ama. ????????????
Këto janë ato gratë e disave prej nesh,që nuk njohin asgjë më shumë se rrugën në 6 të mëngjesit drejt punës e atë të kthimit në orën 16 mbas dreke.
Gra që kafen e pijnë një herë në fundjavë,mundësisht tek kafja poshtë pallatit me familjarët e tyre.Gra që rropiten punëve 8 e 10 orarëshe,e kthehen të rraskapitura.Nuk janë të zonjat as të hanë bukë pa pushuar një orë.
Këto janë ato gra që edhe pas tetë orarëshit të punës,përsëri i presin punët e shtëpive,të cilat nuk mbarojmë kurrë.Këto janë ato gra që edhe pas gjithë atij mundimi gjatë ditës,i u përkushtohen edhe tekave si prej fëmije të llastuar të burrave të tyre.
Sa të bukura ngjanin të gjitha ato gra, por vetëm një herë në vit..!????????????
Kur ime shoqe u kthye e pyeta, hë si kaluat?!
Mirë shumë më tha.
Pastaj vazhdoi duke më thënë!
O Ilir sa të bukura kishin dalë të gjitha ato gra,sa gëzonin,të betohem nuk njohëm njëra tjetrën!
Shikoheshim në sy e të gjitha qeshnim me njëra tjetrën aq të gëzuara dhe përqafoheshim.
Sinqerisht e imagjinoja dhe më prekën fjalët e saj.nxori telefonin e filloi të mi tregonte.
Ja këtu jam me shefen e madhe M...n.
Kjo kështu është përditë nl fakt jo se ka ndryshuar. Ndërsa këtu jam me filanen, thua i njof unë gratë e botës, se cila është kjo apo ajo.
Por mënyryra se si më tregonte,ku pas çdo emri të tyre,mi shoqeronte edhe me fjalët gjynah kësaj i la vdek burri vjet,e ka lënë me dy fëmijë të vegjël! Duke mi treguar me emra e duke i shoqëruar me një fjali mbrapa,ku më fliste për hallet e çdonjërës prej tyre.
Atë ditë të gjitha ishin zhveshur nga hallet e mërzititë e tyre, por për sa kohë?!
Për pak orë!
Edhe këto tre apo katër orë një herë në vit.
Sa të hareshme e të bukura ngjanin të gjitha,ndjeheshin edhe si në turp,nga ndryshimi i tyre.Sepse ma tha hej Zot më janë dumë 100 vjet derisa erdha në shtëpi,se si më dukej vetja e veshur kështu!
I them dukeshe shumë bukur, të gjitha ishit shumë bukur por më e bukura ishe ti.
Hë fillove ti tani?!
Tallu ti tallu.
Jo i them nuk po tallem,sepze ti je më e bukura ndër të gjitha,se je gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi.
Pasi pamë fotot e dëgjova komentet për sexilën prej tyre.U ngrit e më tja po shkoj të ndërrohem.
I rhem jo rri edhe pak ashtu se vërtetë po më pëlqen shumë.
Ik he dreq më tha.
Vazhdimi ishte me drita të fikura e nuk pashë çfarë ndodhi më tutje.
Shaka kjo e fundit more se na shkoi ftyra.
Por sinqerisht gratë tona meritojnë 10 fish më shumë se ne,duan dashuri.
Shënim: Shkrimi u mor në profilin e autorit