
ARABIA SAUDITE – Manchester City ka arritur të fitojë 3:0 përballë Urawa Reds, në gjysmë-finalen e dytë të Kupës së Botës për klubet. Kështu, City do të jetë në finale përballë Fluminenses më 22 dhjetor.
Në Jeddah të Arabisë Saudite, City dëshmoi më së miri se është kampioni i Champions League. Anglezët dominuan ndeshjen, por goli i parë erdhi disi vonë. Në minutën e 46, City kaloi në avantazh nga një autogol i azatikëve.

Kovacic dhe Silva shënuan në fillim të pjesës së dytë, duke volusur një fitore të thellë të kampionëve të Anglisë. Kështu, City do të përballet në finale me Fluminensen. Sfida luhet në Jeddah të premten në orën 19:00./ZËRI/