Aktualitet

Problem në rrjetin e ujësjellësit në Korçë, defekti prek banorët e lagjes nr. 17

Ujësjellës- Kanalizime Korçë ka njoftuar se puna për rikthimin e furnizimit ka nisur, ndërsa sipas institucionit, situata pritet të normalizohet brenda një kohe të shkurtër.

M.K.
Problem në rrjetin e ujësjellësit në Korçë,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË- Një problem teknik në rrjetin e ujësjellësit ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e lagjes nr 17 në Korçë.

Ndërprerja ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve teknike, të cilat kanë mbërritur në terren për të identifikuar dhe riparuar defektin.

Ujësjellës- Kanalizime Korçë ka njoftuar se puna për rikthimin e furnizimit ka nisur, ndërsa sipas institucionit, situata pritet të normalizohet brenda një kohe të shkurtër.

Deri në përfundimin e ndërhyrjes, banorët e kësaj lagjeje do të vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm./ZËRI

MOS HUMB