VLORË- Policia ka intensifikuar kontrollet në qytetin e Vlorës ku mbrëmjen e sotme janë ngritur pika të posaçme verifikimi në hyrje të qytetit.
Në aksion janë angazhuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet.
Objektiv i këtij operacioni është identifikimi dhe kapja e personave të shpallur në kërkim, veçanërisht individëve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë kriminale.Gjithashtu efektivët po verifikojnë nëse në automjete transportohen sende apo materiale të paligjshme.
Shtimi i kontrolleve synon forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në qytet./ZËRI