Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ E vendosi shorti! Vangjel Tavo i pari në fletëvotimi, pas tij Gjikuria

Në mbledhjen e sotme është hedhur shorti, që ka vendosur se i pari që do të ketë emrin në fletën e votimit është Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste. 

k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ E vendosi shorti! Vangjel Tavo i pari në
Pamje nga KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme përmbajtjen e fletës së votimit, e cila do të përdoret në zgjedhjet që do të mbahen në Bashkinë e Himarës që do të zhvillohen më 4 gusht. Në mbledhjen e sotme është hedhur shorti, që ka vendosur se i pari që do të ketë emrin në fletën e votimit është Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste. 

Pas tij, i dyti në listë do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.

Partia Socialiste do të kandidojë e vetme me kandidatin e saj, Vangjel Tavo, ish-Prefekti i Vlorës. Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet në këto zgjedhje me koalicion, që do i prijë vete, tashmë që ka marrë dhe ligjërisht vulën dhe logon e partisë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe pjesë e së cilës janë aleatët e saj opozitar, të cilët do të mbështesin, Petro Gjikurinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS do të garojë me ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo./ZËRI

Poll

MOS HUMB