Politikë

Zelenskyy shkakton debat në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus përplaset me Ramën

Debati nisi pasi kryeministri Edi Rama i dha fjalën presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjë që solli reagimin e ambasadorit të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya. Ky i fundit kishte kritika edhe për pjesëmarrjen e kreut të OSBE-së, kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

k.m.
Zelenskyy shkakton debat në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus
Vasily Nebenzya dhe Edi Rama

SHBA- Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka nisur me përplasje mbledhjen e Këshillit të Sigurisëm, mbledhje e cila po mbahet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Debati nisi pasi kryeministri Edi Rama i dha fjalën presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjë që solli reagimin e ambasadorit të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya. Ky i fundit kishte kritika edhe për pjesëmarrjen e kreut të OSBE-së, kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Në mbrojtje të vendimit të tij, Rama u përgjigj duke thënë se dhënia e fjalës për Zelenskyy-n, do t'i lejonte anëtarët e këshillit që t'u përgjigjeshin vërejtjeve të tij në vazhdimësi. Nebenzya u përgjigj duke paralajmëruar se “nëse sot trokisni sot çekiçin për të zbatuar vendimin tuaj, presidenca shqiptare do të njolloset”.

"Zëri.ai" iu sjell debatin e plotë:

Vasily Nebenzya: U nxituar kur thatë u vendos, kemi 2 pyetje. Së pari; dua t'ju pyes mbi ç'bazë propozoni t'i jepni Zelenskyy-t fjalën para të tjerëve në Këshillin e Sigurimit. Pyetja e dytë është mbi ç'bazë e ftoni ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm?

Edi Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacionit rus dhe do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin. Dokumenti 2017, 507, dakordësuar njëzëri, thotë qartë që kur anëtarë të rinj ftohen të flasin, mund të flasin para anëtarëve të këshillit, nëse është rasti. Duke pasur parasysh temën ftesa që Zelenskyy të flasë para anëtarëve të Këshillit, do t'u japë mundësi që të përgjigjen ndaj komenteve të tij. Ka precedentë te vendeve të ftuara që marrin fjalën para anëtare. Dua të siguroj kolegët tanë rusë se ky nuk është një veprim i posaçëm i Presidencës shqiptare, por në përputhje me udhëzimet. Sa i përket pyetjes së dytë, cili është problemi? OSBE luan një rol të rëndësishëm dhe është këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit më i qartë se cili është problemi do isha e lumtur t'ju ndihmoja.

Vasily Nebenzya: Ne nuk besojmë që argumentet që na paraqitët janë bindëse. Duhet të na shpjegoni pse i keni dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Kur diskutuam për Somalinë, presidenti foli i pari mes të tjerëve të pranishëm. a ka precedentë të tjerë? Natyrisht, ka specifika që nuk kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë. Nëse miratoni vendime duke i rënë çekiçit atëherë Presidenca shqiptare do të përballet me një praktikë shkelje të dukshme me praktikat e sigurimit. I bie që tregoni se rregullat nuk vlejnë për ju. Anëtarët e KS i kanë dëgjuar fjalët e Zelenskyy-t me video. Udhëtimi i tij me avion për të ardhur këtu shihet si një privilegj. Zelenskyy nuk ka denjuar që të udhëtojë vetë duke shkelur praktikën. Kjo është e  mbushur me rreziqe sa i përket kësaj praktike që rrezikon të kthehet në shfaqje me një person. Ndaj Presidenca shqiptare hapi debat. Kjo e sotmja do jetë jo më shumë sesa një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e tij, por duhet bërë në përputhje me rregullat. Sa i përket pjesëmarrjes së kreut të OSBE nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij, por kundërshtuarm praninë në këtë nivel dhe ia bëmë me dije Presidencës shqiptare. Nuk ka pasur diskutime të hapura për këtë gjë. As edhe në selinë në Vjenë. Çdo kryetar në detyrë i OSBE nuk duhet të devijojë nga mesazhi i dhënë nga OSBE, nëse Osmani do flasë, ne besojmë që ai do i japë vetëm zë, zërit konsensual të kësaj negociate. Presidenca Shqiptare ka treguar mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktika dhe ka vendosur praktikat e NATO-s mbi të gjitha. 

Edi Rama: Duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mbreslënëse. Por duke qenë se e përsëritët disa herë se shkelja ka lidhje me Zelenskyy-n. Ka një zgjidhje, ndaloni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk do të mbajë fjalën. Ajo që e bëri të rëndësishëm vjen nga diçka që e keni bërë ju dhe jo ne.

Vasily Nebenzya: Zoti president dua të tërheq vëmendjen tuaj se sot po veproni si kryetari i Këshillit të Sigurimit nuk po flisni si përfaqëseues i Shqipërisë. Objektivi juaj është që të zhvilloni një takim me objektivitet politik.

Edi Rama: Sapo ju përgjigje pasi mu drejtuar si kryeministri shqiptar, e pasi vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me procedurat këtu. Nëse doni mos t'ju përgjigjem si kryeministër shqiptar, mos më provokoni si të tillë.

Vasily Nebenzya: Zoti Kryetar iu drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Jemi të angazhuar në dialog procedurorë.

Edi Rama: Ju lutem përmbahuni në deklaratat tuaja. Ishit ju që folët për Shqipërinë në NATO, rolin tim si kryeministër. Mund të vazhdojmë tani? Faleminderit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB