Politikë

Zaptimi i Kuvendit nga opozita, Braçe: Ata nuk duan karrigen time, duan karriget e ministrave

Braçe tha se opozita proteston për interesa të Sali Berishës, dhe për të marrë me dhunë pushtetin që nuk i është dhënë nga qytetarët

E.K
Zaptimi i Kuvendit nga opozita, Braçe: Ata nuk duan karrigen time, duan
Erion Braçe duke folur për gazetarët

TIRANË- Është ndërprerë seanca në Kuvend pasi deputetët e opozitës kanë zaptuar karriget e ministrave. Për deputetin Erion Braçe e gjitha kjo bëhet për të marrë me dhunë karriget e ministrave, që në fakt sipas tij opozita ka dështuar në disa palë zgjedhje, që t’i marrë me votë.

I pyetur nga gazetarët se pse mazhoranca ka rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare, Braçe nuk e dha një përgjigje, por tha se e gjithë protesta bëhet për interesa të ngushta të drejtuesve të PD.

Braçe: Kanë 33 vite që bëjnë të njëjtën që, protestojnë që Berisha të mos jetë non grata në SHBA, dhe të njihet nga Europa si kryetar i PD, po ne si tia bëjmë që nuk duam të njohim asnjërin. Po të ishte për karrige deputeti, ato i kanë ata, ata duan karrige pushteti, por ato në fakt nuk merren me votë. Këta të Lulit nuk kanë ardhur fare. Ajo njëra, Albana Vokshi është e tmerrshme fare, ka zënë vendin e kryetares së Kuvendit. Ata na kërkojnë që ne të njohim Sali Berishën si kryetar PD, ndryshe do të vetëflijohen këta.

Seanca e Kuvendit u mbyll pas 20 minutash, ndërkohë që deputetët socialist u shprehën se e gjitha kjo betejë bëhet për interesa personale të Sali Berishës, pas shpalljes së tij "non grata" nga SHBA./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB