
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend nis me tensione. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare.

Kjo siç duket është edhe nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën.
Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.