TIRANË-Zgjedhjet përfunduan dhe në prag të Parlamentit të ri, ajo që ka mbetur është vetëm zyrtarizimi i formacionit 'Rama 4'. Por gati katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kompania DHL e cila bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
DHL i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa. Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij.
"Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë, ose nuk u takuan dot asnjëherë me postën, ose e tërhoqën zarfin, por nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ. Në bazë të sasisë së shërbimeve të ofruara nga ana e shoqërisë DHL INTERNATIONAL (Albania) sh.p.k. sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863’906’699 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e nëntëqind e gjashtë mijë e gjashtëqind e nëntedhjetë e nëntë) Lekë Në shtesë të sa më sipër, bazuar në nenin 10.4 të Kontratës së Shërbimit, parashikohet se “në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014, <<Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare>>”.
Në këto kushte, lutem të informoheni se, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 48/2014 kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër. Theksojmë se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja financiare që mund të çonin në tejkalimin e parashikimeve buxhetore të përcaktuara në Kontratën e Shërbimit.
Nga ana jonë, i mirëkuptojmë vonesat e hasura nga ana e Institucionit Tuaj lidhur edhe me situatën e menaxhimit pas zgjedhor, dhe jemi të gatshëm të heqim dorë nga pagesa e kamatëvonesave të maturuara ndërkohë nëse nga ana e Institucionit Tuaj do të merren masa për kryerjen e pagesës së detyrimit prinicipal sipas Kontratës së Shërbimit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj, mbetemi në pritje të një reagimi sa më të shpejtë nga ana Juaj.” – thuhet në shkresë.


Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në qershor i kërkoi kompanisë postare saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, duke refuzuar të kryejë pagesën. Asakohe burimet pranë KQZ pohojnë se do të paguhen vetëm transportet e zarfeve të rregullt me firmë, dhe jo ato që nuk kanë nënshkrim fare.
Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë vota. 43 mijë të tjerë nuk e kthyen votën e plotësuar në KQZ./ZËRI
