Politikë

“Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti u angazhua në përmbysjen e diktaturës

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Berisha u shpreh se Dhimit Anagnosti “la një trashëgimi në të cilën do të jetojë në jetë të jetëve”

E.K
“Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti
Berisha duke folur per mediat

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Berisha u shpreh se Anagnosti u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të jetë gjithnjë pjesë e memories së kombit shqiptar.

Berisha: Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës! Do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit

Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit.

Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve.

Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij.

Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.

Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta.

“Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti
Sali dhe Liri Berisha duke ngushelluar familjaret

Pjesë e homazheve, që do të vijojnë deri në orën 13:00 janë bërë dhe një sërë personalitetesh të artit dhe kinematografisë shqiptarë, ndërsa Anagnosti do të prehet në vendlindje, në fshatin Vuno. Ka qenë amaneti i tij që banesa e fundit të jetë pikërisht fshati i lindjes së regjisorit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB