
TIRANE- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ishte i prerë në qëndrimin e tij në hyrje të nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit. Pasi shtrëngoi duart me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Mitsotakis tha se do ti kërkojë Ramës që të lejojë betimin e Fredi Belerit në krye të bashkisë Himarë.
“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis për A2CNN.
Ky është i disati qëndrim i fortë i kryeministrit grek që kërkon lirimin dhe betimin e Fredi Belerit dhe paralajmëron se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. /Zëri.ai