
Kuvendi
TIRANË- Për 20 minuta deputetët e Opozitës kanë zaptuar Kuvendin dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Të gjithë u rreshtuan para karrigeve të ministrave, por ajo që u vu re është se askush nuk guxoi të afrohej tek ajo e vetë kryeministrit Edi Rama. Siç shihet dhe nga pamjet e sjella nga Zëri.ai, duket se maxhorancës nuk i është lënë asnjë vend për tu ulur.
I vetmi që duket herë pas here që afrohet pranë karriges së Ramës është kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Por, asnjë nuk e ‘cënon’ deri në pikën që të ulet.
Poll