Politikë

Veliaj në SPAK, Klosi e Spiropali: S'na shqetëson, nuk e komentojmë drejtësinë e re

Blendi Klosi u ndal të fliste para mediave duke u shprehur se socialistët e kanë vendosur që të mos i komentojnë vendimet e drejtësisë.

k.m.
Veliaj në SPAK, Klosi e Spiropali: S'na shqetëson, nuk e
Elisa Spiropali dhe Blendi Klosi

SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka komentuar thirrjen në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas një takimi me socialistët e Shkodrës, Klosi u ndal të fliste para mediave duke u shprehur se socialistët e kanë vendosur që të mos i komentojnë vendimet e drejtësisë. Por, shtoi se socialistët nuk kanë asnjë shqetësim nga thirrja e Veliajt në SPAK. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Pyetje: SPAK po troket në dyert e PS dhe tashmë i është afruar goxha kupolës, i radhës në dyert e SPAK është Erion Veliaj i cili qëndroi më shumë se 6 orë në Prokurorinë e Posaçme, ju shqetëson?

Klosi: SPAK-u apo e gjithë drejtësia e re është një strukturë e ndërtuar me vullnetin dhe me votat e partisë socialiste, një drejtësi e re e cila këtë do të duhet që ta arrinte në sytë e opinionit publik pra të gjykojë çdo rast në të cilën gjykohet se ka nevojë për t’u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj për t’u gjykuar. Pra nuk kemi asnjë shqetësim për sa i përket asaj çfarë qytetarët duan në fakt në vendin tone, të ketë një drejtësi e cila parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Pra, ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë dhe nuk do të komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re.

Pyetje: Fakti që Veliaj shkoi në SPAK a është një tronditje për PS sepse është kryetari i bashkisë më të rëndësishme në Shqipëri?

Klosi: Besoj e dhashë shpjegimin, e kam dhënë shpesh, nuk e kam problem që ta përsëris, ne kemi marrë tashmë një vendim për të mos komentuar asnjë veprim të drejtësisë së re. E kemi ngritur këtë drejtësi të re me parimin e parë që politika të mos ndërhyjë në vendimarrjen e saj.

Për Veliajn, kjo ishte hera e parë që merret në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ka qenë prokurori Dritan Prençi, ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij. Për inceneratorin e Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ZËRI

Poll

MOS HUMB