Politikë

Sërish tensione në Pustec, shkak...flamuri bullgar

Pas kësaj ka reaguar partia Aleanca Maqedonase për Integrim. Kjo e fundit, i cilëson provokuese simbolet bullgare në këtë bashki.

E.K
Sërish tensione në Pustec, shkak...flamuri bullgar
Pakot me ndihma

PUSTEC- Sërish tensione në Bashkinë e Pustecit, e cila popullohet në shumicë nga minoriteti maqedonas. Shkak janë bërë disa ndihma nga Ambasada e Bullgarisë, të cilat mbanin sipër flamurin bullgar. Pas kësaj ka reaguar partia Aleanca Maqedonase për Integrim. Kjo e fundit, i cilëson provokuese simbolet bullgare në këtë bashki.

“Flamuri Bullgar është krejtësisht provokim duhet shteti të reagojë se kjo zonë dihet që ka minoritet maqedonas. Ne njohim dy flamuj këtu, flamurin shqiptar dhe flamurin në këtë zonë, maqedonas”, tha Eftim Mitrevski.

Ndërkohë ka reaguar dhe kreu i Bashkisë së Pustecit, Pali Koleski. Kryebashkiaku mirëpriti donacionin dhe u shpreh se flamuri nuk përbën problem për aq kohë sa nuk ka prapaskena politike.

"Çdo donacion që nuk ka prapaskena, që nuk dëmton identitetin e zonës është i mirëpritur. Në momentin që vjen një donacion ne do e pranojmë sepse për ne ka rëndësi zhvillimi zonës. Nuk shikoj asnjë problem etnik, njerëzit janë shprehur te censusi dhe nuk ka pasur ankesa”,tha Kolevski.

Në Bashkinë e Pustecit, sipas Censit të zhvilluar në vitin 2011 jetojnë 3300 banorë, të cilët janë vetëdeklaruar si minoritarë maqedonas, por në vitin 2017 pati ndryshime. Komisioni i ligjeve njohu minoritetin bullgar në Shqipëri, që u bë pjesë e listës së bashku me grekët, maqedonasit, malazezët, romët, egjiptianët dhe arumunët. Por me njohjen e minoritetit u ngritën edhe pretendimet pasi sipas zyrtarëve bullgarë në vendin tonë jetojnë rreth 100,000 persona me përkatësi etinike "bullgare", të vendosur kryesisht në zonën e Gollobordës të Dibrës, në Gorë të Kukësit dhe në Prespë të Korçës. Shifër kjo që nuk e pretendon as Greqia, që aktualisht në vendin tonë ka përqindjen më të madhe të minoritetit. 

Zyrtarisht, minoriteti maqedonas ka 5.512 persona të regjistruar, ndërsa sa i përket etnisë bullgare priten rezultet e Censit të ri.  Pusteci njihet ligjërisht si zona ku banon minoriteti maqedonas, pasi edhe mësimi në sistemin arsimin fillor zhvillohet në dy gjuhë; shqip dhe maqedonisht. Por vitet e fundit, disa banorë të zonës së Prespës së Madhe janë regjistruar si bullgarë për t'u pajisur me pasaportën e një vendi që është pjesë e Bashkimit Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB