Politikë

Rama batuta me banorët në Theth: Më shpallni non-grata! Do më lini një penxhere të mbaj fjalime?

Rama ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dalet e tij në ballkon pas masës së sigurisë 'arrest shtëpie".

f.t
Rama batuta me banorët në Theth: Më shpallni non-grata! Do
Edi Rama

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme Thethin ku u takua me disa prej banorëve të cilët kanë investuar në biznese të ndryshme dhe bujtina për pritjen e turistëve. Rama u bëri thirrje banorëve të zonës të cilët ndodhen në emigrim që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre. Kryeministri u dha fjalën banorëve që brenda datës 30 qershor, do të kenë në duar certifikatat e pronave të tyre, si pjesë e paketës që ai e quajti “Paketa e Maleve” që do ketë si qëllim kthimin e këtyre zonave në atraksione turistike.

'Në 30 qershor këtu të gjithë do kenë në dorë titulin e pronës së shumëpritur. Që mbasi i trashëguan nga stërgjyshërit akoma nuk i kanë dot. Më 30 qershor, shtëpitë e stërgjyshërve, ato që janë ndërtuar më pas janë në procese për t’u realizuar, do kenë certifikata pronësie. SDo jetë gati edhe “paketa e maleve”, do ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses dhe ekonomi. T’u lënë fëmijëve të tyre ekonomi dhe pasuri të jashtëzakonshme”- tha

Ndër të tjera nuk munguan as batutat me banorët duke u thënë se nëse nuk do e mbajë premtimin, mund ta shpallin “non grata”, ku ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dalet e tij në ballkon pas masës së sigurisë 'arrest shtëpie".

Rama: Fatmir

Banori: Ju falenderoj zoti kryeministër

Rama: Lëri falenderimet po konfirmo që nëse në 30 qershor, këtu nuk ndodh kjo, kryeministri shpallet non grata në Theth?

Banori: Atë nuk e bëjmë, po kemi shumë besim që do bëhet

Rama: Edhe po e bëtë, do ma lini një penxhere aty në darkë të dal të flas

 

 

Poll

MOS HUMB