Politikë

ÇUDIA/ A e furnizon Ahmetaj opozitën me dokumentet për inceneratorët?

Zëri.ai ka ndjekur në vijimësi denoncimet e palëve të përfshira duke nisur që nga mediat e dyshes Zoto-Mërtiri e deri te denoncimet e partive opozitare apo eksponentëve të ndryshëm. 

f.g
ÇUDIA/ A e furnizon Ahmetaj opozitën me dokumentet për
Arben Ahmetaj dhe Belind Këlliçi

TIRANË- 653 faqe janë dorëzuar dje nga Partia Demokratike në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion) dhe Belind Këlliçi, që kryeson nismën për denoncimet mbi çështjen e inceneratorëve. Edhe sot, në një dalje te "Syri Tv", Këlliçi tha se një grup ekspertësh në PD bashkë me një grup gazetarësh kanë ndërmarrë një investigim për të hetuar mbi veprimtarinë e institucioneve kryesore si bashkia e Tiranës apo Ministritë e Linjës në lidhje me këto vepra që janë sot në SPAK. 

Në fakt, e gjithë historia e inceneratorëve është një mjegull e madhe mediatike dhe politike. Më shumë sesa një çështje e interesit publik, hetimi dhe raportimi mediatik për këtë çështje ka ndarë palët në disa fronte, ku të gjithë sulmojnë për shumëçka por e fundit ngelet interesi publik. 

Zëri.ai ka ndjekur në vijimësi denoncimet e palëve të përfshira duke nisur që nga mediat e dyshes Zoto-Mërtiri e deri te denoncimet e partive opozitare apo eksponentëve të ndryshëm. 

Në deklarimin e sotëm në "Syri.Tv", Këlliçi bëri një pohim interesant kur tha se prej 4 muajsh, grupi ka qenë duke investiguar. Rastësia e do që periudha përkon me kohën që kur zv.kryeministri Arben Ahmetaj u arratis dhe e përshëndeti SPAK-un dhe drejtësinë nga Kakavija dhe tashmë vazhdon përshëndetjet në Facebook. 

"Ajo që ne kemi paraqitur ditën e djeshme në SPAK, drejtuar drejtpërsëdrejti z. Altin Dumani, drejtues i SPAK, është fryt i një pune shumë të madhe katërmujore i një grupi ekspertësh pranë PD-së që jo pak herë edhe janë intimiduar; fryt edhe një pune gazetareske; një sërë gazetarësh na kanë ndihmuar që shpeshherë janë përballur me “baltën” e inceneratorëve, me “baltën” e propagandës mediatike, por se jam i bindur që pas ditësh së djeshme, SPAK nuk ka asnjë arsye për të mos vepruar në rastin e inceneratorit të Tiranës, me përgjegjësit e vërtetë."-tha Këlliçi. 

Por, nëse e para është rastësi, kjo e dyta na lë më të habitur, kur shohim morinë e dokumentave që tashmë finalisht janë në SPAK. 

Por kush i dërgoi? A është vërtetë ky një hulumtim gazetaresk për hir të interesit publik, apo edhe në këtë rast, lufta është kanalizuar te sulmi i njërës palë për palën tjetër? 

Disa orë pas deklaratave të Këlliçit, në Syri.tv, u publikuan disa fatura që tregojnë sesi vetëm në 17 tetor, Bashkia Tiranë pagoi 850 mijë euro për kompaninë "Integrated Energy BV", duke e çuar totalin në 5.7 milionë euro.

Edhe kjo një rastësi?/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB