Politikë

'Ngujimi' në Kuvend/ Bardhi tregon çfarë u vendos

Duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në errësirë në sallën plenare, Bardhi u shpreh se nuk e njeh vendimin e përjashtimit për 11 ditë nga punimet e Kuvendit pas kaosit të seancës së sotme.

E.K
'Ngujimi' në Kuvend/ Bardhi tregon çfarë u vendos
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se opozita do e vijojë aksionin opozitar brenda dyerve të Kuvendit, duke përjashtuar mundësinë e bojkotit të tij.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në errësirë në sallën plenare, Bardhi u shpreh se nuk e njeh vendimin e përjashtimit për 11 ditë nga punimet e Kuvendit pas kaosit të seancës së sotme.

Gazment Bardhi:Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë.

Seanca e sotme është zhvilluar mes tensionesh dhe ka zgjatur vetëm 20 minuta. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Vetë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ky është vetëm fillimi i qëndresës parlamentare që pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisin një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB