Politikë

FOTOT/ Opozita e ngujuar në sallën e Kuvendit, Rama takon Haradinajn në zyrën e tij

Lajmi është publikuar nga vetë Haradinaj që njofton se me kryeministrin ka diskutuar për integrimin e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

f.g
FOTOT/ Opozita e ngujuar në sallën e Kuvendit, Rama takon Haradinajn
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

TIRANE- Edhe pse opozita e Sali Berishës është ngujuar prej më shumë se 3 orësh në sallën e seancave plenare si shenjë e nisjes së revoltës kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë koment. Përballë një klime të tensionuar politikisht brenda vendit, numri 1 i qeverisë ka takuar sot ish-kryeministrin e Kosovës, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Lajmi është publikuar nga vetë Haradinaj që njofton se me kryeministrin ka diskutuar për integrimin e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

"Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova."-shkruan Haradinaj në rrjetet sociale. /Zëri.ai

FOTOT/ Opozita e ngujuar në sallën e Kuvendit, Rama takon Haradinajn
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj
Poll

MOS HUMB