Politikë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit, deputetët ngujohen në errësirë brenda Kuvendit

Edhe pse seanca ka përfunduar, deputetët e PD mbajnë të bllokuar sallën e Kuvendit dhe dëgjojnë këngë për Adem Jasharin, heroin e Kosovës

E.K
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit, deputetët ngujohen në
Deputetet e PD dhe Adem Jashari

TIRANË- Deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në sallën e Kuvendit, edhe pse aty mungon energjia elektrike dhe seanca u ndërpre pas 20 minutash. Menjeherë më pas socialistët i kërkuan Kuvendit që të përjashtoheshin 26 deputetë të PD, kërkesë e cila u miratua me urgjencë nga Komisioni i Etikës. 

E megjithatë situata në Kuvend ka pasur dhe nota nacionaliste, ku deputetët e PD-së që qëndrojnë të ngujuar kanë zgjedhur që të dëgjojnë këngën e famshme të Shkurte Fejzës për Adem Jasharin, ‘mora fjalë’, e cila duhet thënë se është shndërruar në një himn të dytë për shqiptarët, veçanërisht pas ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. 


Sali Berisha u shpreh se opozita nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit për përjashtimin e deputetëve, dhe se vetëm tani do të shihet opozita e vërtetë dhe aksioni që ata do të ndërmarrin pa zbuluar më shumë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB