Politikë

Nallbati e goditi me grusht, Sinaj: Incident i sajuar nga Berisha, e kam falur

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj deklaroi se incidenti është sajuar nga Sali Berisha, për t'i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Ai tha se e ka falur deputetin e PD, Bledjon Nallbatin.

D.XH
Nallbati e goditi me grusht, Sinaj: Incident i sajuar nga Berisha, e kam falur
Vullnet Sinaj

TIRANË – Deputeti i PS Vullnet Sinaj, që u godit me grusht nga Bledjon Nallbati, tha se e ka falur deputetin demokrat. Sinaj theksoi se incidenti është sajuar nga Sali Berisha, për t'i shpëgtuar drejtësisë.

Sinaj tha se do mbështesë grupin parlamentar të PS, në çdo vendim që do të marrë.

Ju nuk do të bëni ndonjë denoncim për zotin Nallbati?

Vullnet Sinaj: Incidenti është sajuar nga Berisha, për t'i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Personalisht nuk do bëj denoncim për rastin, por do jem pjesë e grupit parlamentar të PS-së, nëse ata do marrin një vendim për incidentin.

Ke pasur komunikim me zotin Nallbati, pas incidentit?

Vullnet Sinaj: Jo.

Çfarë komunikuat dje jashtë seancës me Bledjon Nallbatin?

Vullnet Sinaj: Jashtë seancës i thashë zotit Nallbati se pse e bëri atë veprim. Me atë unë kisha raporte normale, si me çdo deputet tjetër, përshëndeteshim kur shkëmbëheshim në rrugë edhe kaq.

Cila ishte përgjigja e zotit Nallbani?

Vullnet Sinaj: Më tha unë e kisha me kartën.

Seanca e parlamentit u ndërpre gjatë ditës së djeshme, pasi deputeti i PD Bledjon Nallbati goditi me grusht deputetin e PS, Vullnet Sinaj./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB