Politikë

Basha filmohet duke blerë byrek

Videoja e Lulzim Bashës është bërë virale në rrjet. Ai është filmuar duke blerë byrekë, ndërkohë që deputetët e opozitës u përfshinë dje në debate të dhunshme në sallën e Kuvendit

k.m
Basha filmohet duke blerë byrek
Lulzim Basha

TIRANË- Teksa deputetët e PD u përplasën ashpër me socialistët në Kuvend në seancën e djeshme, Lulzim Basha është filmuar në një byrektore.

Basha është kapur nga kamerat teksa shkon të blej byrek në një dyqan të vogël pranë një shkolle në një nga takimet e tij politike. Në pamjet e publikuara fillimisht Basha shihet se nuk ka të holla dhe i afrohet një prej shoqëruesve për ta paguar. Më pas e kafshon byrekun, tund kokën dhe… ia lëshon shoqëruesit në dorë pa e përfunduar.

Një ironi për veprimin e Bashës erdhi edhe nga deputeti Gazment Bardhi, i cili mbrëmjen e djeshme ishte i pranishëm në studion e “Opinion” ku foli për aksionin e opozitës në parlament. Teksa u pyet nga Blendi Fevziu se kujt partie i përkasin deputetët demokratë pasi Lulzim Basha thotë se nuk janë të PD-së, Bardhi u përgjigj duke u shprehur se Basha ishte “duke ngrënë byrek në shtëpi sot”. Sipas Bardhit, Basha duhej të ishte në parlament për të bërë betejë së bashku me kolegët e tij. 

Poll

MOS HUMB