Politikë

Iu hoqën 10 ditë pune, deputetët e PD-së sherr edhe te “Ligjet”, ndërpritet mbledhja

Deputetët e opozitës “lëshojnë gojën” në Komisionin e Ligjeve, ndëpritet mbledhja

E.K
Iu hoqën 10 ditë pune, deputetët e PD-së sherr edhe te
Debatet te Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Debati i zhvilluar dje në sallën e Kuvendit është zhvendosur sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Që në nisje të mbledhjes deputetët e opozitës kanë pasur përplasje me drejtuesen e Komisionit Klotilda Bushka.

Ishte fillimisht deputeti Saimir Korreshi ai që tha se deputetëve të opozitës iu ishin hequr 10 ditë pune, ndërkohë që akuzoi Bushkën se e kishte kthyer rregulloren e Kuvendit në letër higjienike. Kaq ka mjaftuar që Bushka ti heqë atij fjalën, e madje tha që deputetët e PD duhet të kërkonin falje për aktet e dhunës që ndodhën dje në Kuvend. 

Saimir Korreshi: Unë shoh që ju keni kaluar të komisioni antiligjor. Na keni hequr 10 ditë pune, dhe as nuk na keni thërritur, unë njoftohem 12 minuta përpara nga një që shet byrekë, dhe nuk më vjen as materiali… a jemi një m*t komisioni i ligjesh a çfarë jemi.

Bushka: Zoti Korreshi ju tërheq vëmendjen për etikën, mu drejto me ju dhe jo me ti. Ta ndëpres fjalën, për shkeljet e mia drejtohuni organeve përkatëse.

Ndërpritet mbledhja pas debateve me tone të forta, mes Bushkës, Korreshit dhe Bardhit*

Edhe pas rifillimit të punimeve, deputetët e opozitës kanë kërkuar fjalën, e cila nuk iu është dhënë nga Bushka, e cila ndërpreu për herë të dytë mbledhjen e Komisionit. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe deputeti Bledion Nallbati, i cili gjatë ditës së djeshme u bë protagonist i një konflikti fizik me deputetin socialist Vullnet Sinajn. Opozita ka radikalizuar qëndrimet në Kuvend, duke bllokuar qoftë punën në seancat pleanare, qoftë mbledhjet e komisioneve.

Prej më shumë se 2 javësh, opozita është dakordësuar që të radikalizojë aksionin parlamentar, që duket se nënkupton bllokimin e të gjitha seancave dhe mbledhjet e komisioneve. Sipas tyre kjo bëhet për të rikthyer në vend parlamentarizmin./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB