Politikë

AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp që flet kështu për qenin tim

Ish-presidenti si duket ka vendosur t'iu përgjigjet komentuesëve.

f.t
AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp
Ilir Meta

TIRANË-Kohët e fundit Ilir Meta ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale. Meta është shfaqur në postimet e tij, me foto dhe video duke bërë vrap në natyrë apo në palestër. Por nuk kanë munguar edhe imazhet me kafshët shtëpiake, si ajo me qenin e tij, Mogi një ditë më parë. Ish-presidenti si duket ka vendosur t'iu përgjigjet komentuesëve. Por kjo nuk është hera e parë që një prej politikanëve vendos të bisedojë me komentuesit dhe të mos i lejë pa përgjigje.

Kryeministri Edi Rama e nisi këtë 'trend' më herët, ku gjente kohën e lirë për të folur me ndjekësit e tij dhe iu përgjigjej komenteve të tyre në lidhje me ngjarjet politike në ven. Në periudhë e viti 2021, Rama rezultonte në krye të listës së liderëve më të ndjekur në Facebook.

AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp
TABELA

Replikat e Ilir Metës me komentuesit

Një ditë më parë disa prej ndjekësve të tij janë tallur me dashurinë e ish-presidentit për kafshët në foton e fundit të postuar nga ish-presidenti dhe Meta nuk është përmbajtur, duke iu është përgjigjur disave prej tyre. Në prej komentuesëve i shau qenin ish-presidentit dhe Meta nuk i ka kursyer një përgjigje.

'Sikur ta ktheje kohën mbrapa do ishe më i lumtur besoj sepse një qen të ka mbetur besnik të tjerët të ikën të gjithë,"-shkruan komentuesi në foton e Metës.

“Turp të kesh që flet keshtu për Mogin! Nxirre fytyren tende te vertete e krahasoje me Mogin ne pasqyre! Shume patronazhist i lodhur dhe i perdorur qenke”,-i përgjigjet Meta.

Ndërsa një tjetër i shkruan se ai për shok ka gomarin.

“Ju patronazhistët jeni edhe racistë, përveçse arrogantë dhe të pacipë”,-iu përgjigj Meta komentuesit, që i shkruante ta linte qenin dhe të merrte gomarin për shok, duke qenë se ai ka dalë me një të tillë në foto.

AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp
KOMENTET

Përveç debateve nuk kanë munguar as komentet ku ish-presidenti shpreh dashurinë për kafshët shtëpiake dhe iu shpjegon ndjekësve se macja e tij është më e veçantë për të.

"Shyqyr që se shikon dot Sasha këtë foton(i referohet maces së Ilir Metës). Njeriu tek kafshët gjen gjithmonë një dashuri të pakushtëzuar,"-i shkruan një ndjekëse.

"Sasha është tolerante dhe mirëkuptuese"-i përgjigjet Meta.

AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp
KOMENTET

'Veç kujdes se mos del nga që e ushqen dhe pastaj e ha të zotin,-i shkruan një tjetër.

"Mogi është me karakter, pa merak,"-i përgjegjet Meta.

AKTIV tashmë edhe në Facebook, Meta sherr me ndjekësit: Turp
KOMENTET
Poll

MOS HUMB