Politikë

U ofendua nga mbështetësit e Belerit, Tavo: Interesa të vogla kanë marrë peng komunitetin himariot

f.t
U ofendua nga mbështetësit e Belerit, Tavo: Interesa të vogla
Vangjel Tavo

HIMARË-  Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo ka reaguar pas tensioneve në sallën e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku u ofendua dhe u pështy nga mbështetësit e Belerit. Tavo është shprehur se komuniteti himariot është marrë peng nga interesa të vogla.

"Kjo është një stuhi në gotë, do marrë fund shpejt. Interesa të vogla kanë marrë peng komunitetin himariot,"-u shpreh Tavo.

Në deklaratën e tij për mediat Tavo u ndal tek hipotekimi i pronave në Himarë dhe komentoi sezonin turistik.

"Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor. Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.  Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit,"- deklaroi ai.

 

 

Poll

MOS HUMB