Politikë

Goro dhe Beleri në qeli, Blerina Bala zgjidhet në krye të Bashkisë së Himarës

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

f.t
Goro dhe Beleri në qeli, Blerina Bala zgjidhet në krye të
Blerina Bala

HIMARË-Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Himarës. Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë propozuar për të zgjedhur nënkryetaren Blerina Balaj, të ulur të gjithë në një tryezë përballë mediave. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla, ku 15 prej tyre votuan pro, që do të thotë se edhe nga Partia Demokratike ka patur mbështetës për propozimin e Blerina Balajt në krye të Bashkisë.

“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqëndruar në punë me qëllim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit,"-u shpreh Bala.

Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB