Politikë

“21 janari, krim shtetëror”/ Rama flet sërish pas vendimit të Strasburgut

Në fjalën e tij, duke e nisur diskutimin me aksionin e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Rama vazhdoi të diskutonte lidhur me 21 janarin.

k.m.
“21 janari, krim shtetëror”/ Rama flet sërish pas vendimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga Dibra, ku po mbahet Asambleja e Zgjeruar të Partisë Socialiste, komentoi sërish vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin. Në fjalën e tij, duke e nisur diskutimin me aksionin e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Rama vazhdoi të diskutonte lidhur me 21 janarin. Edhe njëherë ngjarjen e cilësoi si krim shtetëror, ndërsa premtoi se 4 vrasjet nuk do të mbeteshin pa të ndëshkuar.

"Aryset e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohen sërish me skena dhe akte që asnjë familje, prind, as ata vetë, nuk ia lejon fëmijëve të vetë. Nuk ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja. Pastaj baballarët futen nga penxherja. Diçka e fortë i shtyn nga këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqet e Portokallisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë së një vendi që është Parlamenti. Kjo lidhet me drejtësinë. E patë dje që Gjykata e Strasburgut, më e larta e të gjitha vendeve europiane, dje nxorri vendimin duke praktikisht rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin. Dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja dhe që duhet të ishte trajtuar nga çdo vend demokratik, ku drejtësia është e pavarur dhe ku pushteti nuk ia mban dorën drejtësisë. Do të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqisnin asnjë rrezik për askënd. Si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shteti. E po ashtu, si ka mundësi që ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie të drejtë, por rivrasje të dytë dhe poshtërim të familjeve që humbën familjet e tyre,"-tha Rama në fjalën e tij. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Ka sfida dhe vështirësi që duhen kapërcyer. Belinda e preku pak situatën politike, por unë nuk kam dashur të shpenzoj kohë, kohën e askujt për këtë por e rimora për të nënvizuar faktin që kjo situatë që të gjithë ju e shihni është një situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nuk janë ato që dihen. Aryset e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohen sërish me skena dhe akte që asnjë familje, prind, as ata vetë, nuk ia lejon fëmijëve të vetë. Nuk ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja. Pastaj baballarët futen nga penxherja. Diçka e fortë i shtyn nga këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqet e Portokallisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë së një vendi që është Parlamenti. Kjo lidhet me drejtësinë. E patë dje që Gjykata e Strasburgut, më e larta e të gjitha vendeve europiane, dje nxorri vendimin duke praktikisht rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin. Dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja dhe që duhet të ishte trajtuar nga çdo vend demokratik, ku drejtësia është e pavarur dhe ku pushteti nuk ia mban dorën drejtësisë. Do të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqisnin asnjë rrezik për askënd. Si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shteti. E po ashtu, si ka mundësi që ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie të drejtë, por rivrasje të dytë dhe poshtërim të familjeve që humbën familjet e tyre. Ky vendim është mishërimi i shprehjes që drejtësia mund të vonojë por nuk harron. 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë të jetë e gjatë por kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar. Në cilindo moment, sado vonë. Sepse është një krim shtetëror me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie. është një rrugë e re për drejtësinë që është hapur në Shqipëri. Populli shqiptar po shikon që si një qytetar i zakonshëm dhe një njeri i veshur me pushtet, sado larg mund të jenë të barabartë. Dhe për herë të parë, njerëz që deri dje ishin të paarritshëm nga drejtësia. Do flas edhe për njësërë gjërash të tjera që janë arritur, por asgjë nga to nuk ka peshën e kësaj drejtësie. Të gjitha bashkë nuk e kanë peshën e rëndësisë historike që ne e ëndërronim. Të gjithë socialistët dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje politike. Politikën dhe anën e keqe të saj, socialistët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre që prej ditës së parë, kur hidheshin në rrugë si leckë nga puna. Kur jo ata vetë por edhe familjarët e tyre nuk shikonin një derë të shtetit, por e kanë vuajtur në lëkurë se fitonin zgjedhjet dhe nuk festonin dot se kërrciste dajaku. E kanë vuajtur edhe sepse historinë e lirisë iu ka takuar socialiste të ndërtojnë atë që të tjerët kanë shkatërruar.

Gjykata e Stasburgut doli në një vendim dje lidhur me vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011. Trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se ka 2 shkelje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar. Në vendim thuhet se shteti dështoi të kontrollojë protestën e 21 Janarit dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës. Pas vendimit, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se çështja duhet rihetuar, duke bërë me faj edhe njëherë qeverinë e Sali Berishës, e cila ishte në pushtet. Ndërsa Berisha, i pyetur nga Zëri.ai, tha sot se është i gatshëm që të rihetohet roli i tij në ngjarjen e 12 viteve më parë. 

Në 21 janar 2011, opozita socialiste që drejtohej nga Edi Rama thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, por situata u tensionua deri në përdorimin e plumbave. Plumbat lanë pas 4 viktima: Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Në Shqipëri, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi u dënua me një vit burg, ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite heqje lirie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB