Politikë

Opozita në grevë urie? Ja si përgjigjet Rama

Kreu i qeverisë deklaroi se nëse opozita e vendos diçka të tillë ai nuk do të bëjë asgjë për ta ndaluar pasi sipas tij, ky është një vendim sovran.

E.K
Opozita në grevë urie? Ja si përgjigjet Rama
Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar "kërcënimet" e opozitës se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për Komisionet Hetimore atëherë do të futen në grevë urie. Kreu i qeverisë deklaroi se nëse opozita e vendos diçka të tillë ai nuk do të bëjë asgjë për ta ndaluar pasi sipas tij, ky është një vendim sovran.

Edi Rama: Greva e urisë është një vendim sovran i dikujt që do të bëjë grevë urie. Ne nuk e ndalojmë dot. Përse të negociojmë? Për bukë apo për ujë?

I pyetur në "Report Tv" për grevën e mbajtur nga socialistët në vitin 2010, Rama tha se arsyet nuk kanë asnjë lidhje.

Edi RamaPër çfarë kemi qenë ne në grevë urie? Për diçka që sot as nuk diskutohet, që ne ia kemi dhënë opozitës. Kur ishim ne në opozitë, lideri i grupit merrte fjalën njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk kishte mundësi të fliste asnjë minutë më shumë.

Opozita e vendit prej disa kohësh ka kërkuar ngritjen e Komisioneve Hetimore, për një sërë çështjesh. Mosplotësimi i këtyre kërkesave solli dhe kaosin në Kuvend, ku deputetët opozitarë bllokuan Komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Ndërkohë, kjo situatë mund të agravohet deri në futjen në grevë urie nga ana e opozitës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB