Politikë

Shtyhet seanca, Felaj-deputetëve të Opozitës: Do marrim masa për të gjithë ju!

Seanca e sotme zgjati vetëm 20 minuta.

F.m
Shtyhet seanca, Felaj-deputetëve të Opozitës: Do marrim masa
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 20 minuta. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka shtyrë seancën pasi deputetët e Opozitës kanë bllokuar dhe zënë vendet e ministrave. Ajo është shprehur se gjithashtu do të kërkojë marrjen e masave për të gjithë opozitarët që kanë shkelur rregulloren e Kuvendit.

“Do merren masa për të gjithë ju. Shtyhet seanca. Do të njoftoheni për seancën e radhës,”- tha Felaj.

Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare. Kjo është nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën.

Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Poll

MOS HUMB