
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin e deputetit Agron Shehaj nga Partia Demokratike. Berisha tha se ai e respekton vendimin e Shehajt, por nuk ndihet i frikësuar nëse ky iu fundit vendos që të krijojë një parti të re politike. Teksa u pyet për bisedën e fundit me deputetin, Berisha tha se i njohu kontributet që ai ka dhënë në PD, të cilat nuk do të merrnin të njëjtën vlerë në asnjë forcë tjetër politike.
“Deputeti Agron Shehaj është një deputet si çdo tjetër, ka gjykimin e tij, dhe në këtë aspekt unë respektoj vendimin e çdo njeriu. I kam thënë në mënyrën më miqësore që ke kontribute të mëdha, dhe më shumë se këtu nuk mund të marrin vlerë këto kontribute. Nuk frikësohem unë, sepse nuk frikësoj asnjë njeri”, tha Berisha.
-
Lëvizje e re? Agron Shehaj ikën nga PD: Duhet zgjidhje!
6 Nëntor, 22:49 -
Deputeti Agron Shehaj njoftoi dje publikisht largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, një vendim që ai vetë e kishte marrë që prej muajit Qershor të këtij viti, dhe ia kishte komunikuar edhe Sali Berishës. Si shkak për këtë largim dhe tërheqje të Shehajt nga PD, deputeti bëri mungesën e figurave të reja dhe rinovimit të Partisë Demokratike, që ai vetë e kishte shpresuar dhe ishte përpjekur duke hyrë dhe në garën për kryetar në vitin 2021, ku humbi përballë Lulzim Bashës.
6 vite pas futjes së tij në politikë si një risi nga Lulzim Basha, kalimit në grupin e Berishës, dhe përjashtimit nga grupi parlamentar që i bëri Gazment Bardhi, Shehaj e sheh sot veten jashtë Partisë Demokratike, por jo jashtë politikës. Ai tha se do të vijojë të jetë pjesë e politikës, por nuk konfimoi nëse do të krijojë një parti të re. /Zëri.ai