Politikë

'Do vijnë vetëm burra', detaje nga marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë

Sipas marrëveshjes, deri 36 mijë emigrantë të paligjshëm në vit do mbahen në Shqipëri, deri në përfundim të procedurave për azil. Marrëveshja parashikon se në vendin tonë do ketë 2 qendra për emigrantët, në Shëngjin dhe në Gjadër, ndërsa investimet i bën Italia.

D.XH
'Do vijnë vetëm burra', detaje nga marrëveshja për
Rama dhe Meloni

TIRANË - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e flukseve migratore. Marrëveshja do t'i lejojë Italisë të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të dërguar emigrantët e shpëtuar në Mesdhe.

Strukturat do të kenë një kapacitet fillestar prej 3000 personash, të cilët do të qëndrojnë për një kohë të caktuar, për të përfunduar procedurat e aplikimit për azil dhe mundësinë e riatdhesimit”, deklaroi Giorgia Meloni.

Në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në Palazzo Chigi në Romë, qeveria italiane kërkon të ketë një partner në menaxhimin e flusit të lartë migrator në Itali.

Sipas marrëveshjes, nga pranvera e ardhshme, mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe do të transferohen në Shqipëri, në dy strukturat që Roma do të ndërtojë me shpenzimet e saj. Njëra do të veprojë si qendër e parë e pritjes, ku do të ndiqen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të ndërtohet në portin e Shëngjinit; tjetra - "në modelin CPR (qendra e paraburgimit të riatdhesimit)" - do të presë emigrantët në Gjadër, derisa kërkesa e tyre për azil të pranohet ose ata të riatdhesohen. Flitet për një kapacitet fillestar prej 3000 personash. Kaq persona mësohet se do jetë fluksi në muaj, që në vit shkon në 36 mijë persona.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar mes Tiranës dhe Romës do të prekë emigrantët e shpëtuar nga anijet italiane, si ato të Marinës apo të Policisë Financiare. Objektivi i Italisë është i qartë: që Shqipëria të përpunojë kërkesat për azil të refugjatëve.

Sipas "L'indipendente", për të shmangur përplasjet e mëtejshme me të drejtën ndërkombëtare, ekzekutivi italian saktësoi se mundësia e transferimit në Shqipëri nuk do të prekë emigrantët e shpëtuar në det nga organizatat joqeveritare. Në fjalën e saj në Palazzo Chigi, kryeministrja Meloni saktësoi se nuk do ketë transferime në qendrat shqiptare  “të të miturve, grave shtatzëna dhe shtresat e tjera vulnerable” dhe se dy strukturat do të kenë juridiksion italian.

Gjatë konferencës për shtyp, Meloni tha se e konsideron marrëveshjen si shumë të rëndësishme për përballimin e fluksit migrator. "Unë e konsideroj këtë si një marrëveshje evropiane, e cila tregon se ne mund të bashkëpunojmë për menaxhimin e flukseve migratore", tha ajo.

Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për një “borxh ndaj Italisë”, duke iu referuar pritjes italiane së viteve 1990, duke përmendur afrimitetin “historik dhe kulturor” mes dy vendeve. Dimë se Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, pasi në ‘vendin e shqiponjave’ ka 2675 kompani aktive italiane, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të sistemit shqiptar të prodhimit dhe punësimit.

Në tryezën e Ramës janë edhe negociatat me Brukselin për hyrjen në Bashkimin Evropian, për të cilat Italia mund të thotë disa fjalë të mira. Megjithatë, kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë. Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni tha se objektiv i marrëveshjes së emigrantëve është të goditet trafiku i qenieve njerëzore, të ndalohen flukset e mëdha dhe të parregullta migratore dhe të mirëpriten në Europë vetëm ata persona, që kanë vërtetë të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB