Politikë

Dosja 'Partizani'/ Seanca për Berishën në GJKKO shtyhet në orën 18:00

Shkaku është pasi avokatët e Berishës kanë kërkuar më shumë kohë që të njihen me aktet. 

E.K
Dosja 'Partizani'/ Seanca për Berishën në GJKKO
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shtyrë për në orën 18:00. Shkaku është pasi avokatët e Berishës kanë kërkuar më shumë kohë që të njihen me aktet. 

Kreu i Partisë Demokratike refuzoi të merrte pjesë në këtë seancë duke thënë se nuk mund të shkelë Kushtetutën e vendit. Ai përfaqësohet nga avokët e tij. Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për "Korrupsion pasiv" në lidhje me dosjen "Partizani". 

Çfarë tha Berisha sot?

Sali BerishaËshtë ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB