Politikë

Detyrim paraqitje për aferën me kompleksin Partizani, Berisha nuk shkon në GJKKO

GJKKO e ka thirrur në seancë të merret në pyetje mbi çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Në vendin e tij, avokatët e tij, Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj.

k.m.
Detyrim paraqitje për aferën me kompleksin Partizani, Berisha nuk
Sali Berisha dhe avokatët në GJKKO

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të mos paraqitet në seancën e sotme që po mbahet në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO e ka thirrur në seancë të merret në pyetje mbi çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Në vendin e kryedemorkatit, në seancë janë paraqitur avokatët e tij, Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj.

Detyrim paraqitje për aferën me kompleksin Partizani, Berisha nuk
Avokatët në GJKKO

Ndërkohë që Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. E po ashtu, i ndalohet edhe dalja jashtë vendit. E teksa ish-kryeministri Sali Berisha kërkohet në SPAK, kryedemokrati mban një konferencë për median dhe përsëriti se akuzat e tij janë politike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB