
TIRANË- Seanca plenate në Kuvend ka nisur me debate për shkak të kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës.
Opozita kërkoi debat për masën ndaj ish-drejtueses së SHISH, teksa kryedemokrati Sali Berishi nisi fjalën e tij me akuza për lidhjet sipas tij, mes shtetit dhe krimit të organizuar.
Berisha e cilësoi si seancën më të turpshme në Kuvend.
“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si më i papërgjegjshmi në historinë e një vendi…Sot, për çdo shqiptar, është shëmbja totale e sigurisë së vendit, pasi kryetarja e Shërbimit Informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi”, tha kreu i PD-së.
Berisha i është drejtuar edhe Peleshit duke i kujtuar atij paralajmërimin për zëvendësim: Kur para 5-6 ditësh deklarova që të kishin parashikuar për të më zëvendësuar, u solle si tuaf. Më the: ‘Po bën intriga, Sali’.”
Peleshi: “Më marrësh të keqen. Të thashë që kjo është procedurë… Gjithsesi, vazhdoni dhe mbarojeni fjalinë”.j