Politikë

Sanchez drejt dorëheqjes pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion, Rama i del në mbrojtje: Mos u dorëzo!

Kryeministri spanjoll ka marrë 5 ditë kohë që të shprehet nëse do të largohet apo jo nga qeveria

E.K
Sanchez drejt dorëheqjes pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion,
Rama dhe Sanchez

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ka dalë në krah homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili është drejt dorëheqjes, pas akuzave për korrupsion që rëndojnë mbi gruan e tij. Në një mesazh në rrjetin social X, Rama shkruan se e vërteta do të mbizotërojë, dhe se Sanchez nuk duhet të dorëzohet kurrë.

Postimi i Ramës

I dashur Sanchez,

Është privilegj të jemi miq së bashku dhe të kem mundësinë që të punoj me tyre në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm.

Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë duhet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike dhe instrumenteve të propagandës së tyre. Është nder të qëndroj pranë jush.

Arritja juaj si kryeministër përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha të mërkurën se do të pezullojë detyrat publike deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij.

“Më duhet të ndaloj dhe të mendoj”, tha Sanchez. "Kam nevojë urgjente për një përgjigje në pyetjen nëse ia vlen, nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder," shkroi ai në X.

Ai tha se do të dalë para mediave të hënën për të shpallur vendimin e tij. Njoftimi tronditës erdhi pasi një gjykatë spanjolle tha më herët të mërkurën se po fillonte një hetim paraprak nëse gruaja e Sanchez, Begona Gomez, kreu një krim të shitjes së ndikimit dhe korrupsionit në biznes në marrëdhëniet e saj private. Sanchez tha se serioziteti i sulmeve që ai dhe gruaja e tij po merrnin meritonin një përgjigje të matur.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB