Politikë

‘Rama po tregon forcën’, Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë me BE-në

Gazeta greke Kathimerini shkruan se Greqia i ka vendosur bllokadën e parë Shqipërisë, për shkak të shkeljeve të përsëritura të qeverisë Rama, për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

D.XH
‘Rama po tregon forcën’, Greqia ngrin negociatat e
Edi Rama

ATHINË – Media greke Kathimerini, në një artikull të saj, shkruan se Greqia i ka vendosur bllokadën e parë Shqipërisë, në rrugën e integrimit në BE.

“Për shkak të burgosjes së Belerit dhe shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të tij, Greqia nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të 27 vendeve të BE-së për fillimin e negociatave për kapitujt e parë me Shqipërinë”, thuhet në artikullin e gazetës helene.

Për Maqedoninë e Veriut, Greqia ka dhënë dritën jeshile për çelje të kapitujve për anëtarësim në BE, ndërsa për Shqipërinë jo.

Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat për në BE përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

Së pari, gjyqësori dhe të drejtat themelore.

• Së dyti, Drejtësia, liria dhe siguria.

• Së treti, prokurimi publik.

• Së katërti, statistikat.

• Dhe së pesti, kontrolli financiar.

Gazeta shkruan se vetëm pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i vendeve kandidate për anëtarësim në BE. “Në këtë raport, thuhet se burgosja e një kryebashkiaku të zgjedhur etnik grek përbën shqetësim serioz”, raporton media helene.

Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana bën hapa përpara për të treguar se ka vend për diskutim në këtë çështje dhe jo të shohim një shfaqje force nga ana e Ramës, brenda apo jashtë vendit.

Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t'i jepet mundësia për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet mbledhja e radhës e SPAK, ku Beleri po gjykohet, por ndërkohë pritet të caktohet një seancë e re për lejen e posaçme që ai kerkon, për të bërë betimin. Është vendosur që të mblidhet sërish gjykata speciale (GJKKO), për të vendosur nëse Beleri do rrijë në burg apo do lirohet.

Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan kërkesën për liri të Fredi Belerit ishte më 26 qershor. Shumë kërkesa të avokatëve të Belerit janë refuzuar.

Rruga është sigurisht e gjatë deri në finalizimin e procesit për Belerin, ndërsa muajin e ardhshëm do të intensifikohen diskutimet në nivel europian për progresin e Shqipërisë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB