Politikë

Lufta në Gaza, Rama: Të arrihet armëpushim, të marrin fund vuajtjet e civilëve

Kryeministri Edi Rama thekson se Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë armëpushim. Sipas tij, duhet të marrin fund vuajtjet e civilëve dhe se armëpushimi i shërben dhe vetë Izraelit.

D.XH
Lufta në Gaza, Rama: Të arrihet armëpushim, të marrin fund
Rama

PARIS – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që ndodhet në Forumin e Paqes në Francë, ka reaguar në lidhje me luftën Izrael-Hamas.

Rama shkruan në X se në Forum u fol gjerësisht për konfliktin në Gaza. Ai shprehet se zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe faktorëve të tjerë të kaosit.

Në fjalën e tij, Rama nënvizon se mbështet thirrjen e presidentit francez Macron për një armëpushim, duke shtuar se nga kjo do të përfitonte dhe Izraeli.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Në Gaza, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ajo shkakton duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten.

Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit. Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm. Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli.

Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 12200 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB